Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka reflektuar mbi statusin legjendar të Mohamed Salah, pas njoftimit se sulmuesi egjiptian do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të sezonit.
Carragher theksoi se largimi i Salah nuk përfaqëson vetëm fundin e një epoke për Liverpoolin, por edhe një humbje për gjithë futbollin anglez.
Sipas tij, ngjashëm me largimin e Kevin De Bruyne nga Manchester City sezonin e kaluar, ky është fundi i një periudhe që ka ndriçuar stadiumet në Ligën Premier.
“Largimi i Salahut nuk është vetëm fundi i një epoke për Liverpoolin, është një humbje për të gjithë futbollin anglez. Ngjashëm me largimin e Kevin De Bruyne nga Man City sezonin e kaluar, kjo mbyll perden e një karriere që ndriçoi stadiumet tona”, shkroi Carragher.
Në analizën e tij, Carragher vlerëson se, në mesin e sulmuesve të huaj që kanë luajtur në Angli, vetëm Thierry Henry e tejkalon Salah.
Ai argumenton se, ndonëse shpesh përmenden emra si Cristiano Ronaldo, Eden Hazard apo Eric Cantona, asnjëri prej tyre nuk ka arritur nivelin e qëndrueshmërisë dhe ndikimit të Salah në Ligën Premier.
Carragher shton se, edhe pse Cristiano Ronaldo i pati vitet më të mira te Real Madridi, kur bëhet fjalë për ndikimin e drejtpërdrejtë në Ligën Premier, Mohamed Salah qëndron përpara tij.
“Në panteonin e sulmuesve të huaj, vetëm Thierry Henry e tejkalon Salahun. Ndërsa shumë argumentojnë për meritat e Cristiano Ronaldos, Eden Hazard ose Eric Cantona, asnjëri nuk mund të krahasohet me performancën e qëndrueshme të Mo. Vitet më të mira të Ronaldos ishin te Real Madridi, për sa i përket ndikimit të pastër në Ligën Premier, Salah e tejkalon atë. Në njëmbëdhjetëshen më të mirë të Ligën Premier, Salah është një zgjedhje automatike së bashku me Henryn dhe Ronaldon”.
Në vlerësimin e një formacioni më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier, Carragher e sheh Salah si një zgjedhje të padiskutueshme, përkrah emrave si Henry dhe Ronaldo.
Në përfundim, ai e rendit Salah mes ikonave më të mëdha të Liverpoolit, duke e krahasuar ndikimin e tij me legjenda si Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard.
“Ai është emri i parë që ndjek emra si Dalglish dhe Gerrard. Nëse Klopp ishte drejtori vizionar i transformimit të Liverpoolit, Salahu ishte njeriu kryesor frymëzues”. /Telegrafi/