KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Superliga e Arabisë Saudite bën kontakt të ri me yllin e madh të Real Madridit

Superliga e Arabisë Saudite bën kontakt të ri me yllin e madh të Real Madridit

Superliga e Arabisë Saudite po përshpejton përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, gjatë kësaj vere.

Zyrtarë të Ligës Saudite kanë zhvilluar bisedime të reja me përfaqësuesit e ndërkombëtarit brazilian, me synimin për të realizuar një transferim të bujshëm në afatin kalimtar të verës.

25-vjeçari raportohet se është i hapur për një kalim në Arabinë Saudite, në rast se nuk rinovon kontratën e tij me Real Madridin.

Marrëveshja aktuale e tij me klubin spanjoll skadon vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Real Madridi ka qenë aktiv në përpjekjet për të zgjatur qëndrimin e tij, me presidentin Florentino Perez që është një admirues i madh i lojtarit.

Bisedimet për një kontratë të re nuk kanë sjellë ende një marrëveshje përfundimtare për shkak të dallimeve financiare, megjithatë “Los Blancos” mbeten të vendosur për të marrë miratimin e brazilianit për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ndërkohë, Vinicius thuhet se ndihet i kënaqur në Madrid, veçanërisht pas formës së tij të rikthyer nën drejtimin e trajnerit Alvaro Arbeloa. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.