Një person është arrestuar në orët e para të së shtunës në Mitrovicë, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 02:07 në rrugën “Shala e Bajgorës”, te hyrja e terminalit doganor.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me veturë ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Prishtinës, me ç’rast ka lënduar dy zyrtarë policorë.
Policët e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sipas policisë, i dyshuari ishte ndaluar fillimisht pasi në automjetin e tij me targa vendore ishte gjetur mall – duhan i kontrabanduar, për çka ishte urdhëruar të paraqitej në terminalin doganor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/