Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka folur për vështirësinë e përballjes me Lionel Messin gjatë viteve të arta të rivalitetit në “El Clasico”.
Messi ishte figura kryesore e dominimit të Barcelonës në atë periudhë, kur skuadra drejtohej nga trajneri Pep Guardiola.
Marcelo pranoi se ndalimi i yllit argjentinas ishte jashtëzakonisht i vështirë.
“Të thuash se ishte e vështirë do të ishte pak. Në disa momente, përballja me Messin ishte një makth”.
Mbrojtësi shtoi se skuadra e Real Madridit nën drejtimin e Jose Mourinhos hynte në çdo El Clasico me vendosmëri të madhe, pavarësisht dominimit që Barcelona kishte në atë kohë.
“Bëmë gjithçka që mundëm për ta kundërshtuar atë Barcelonë, e cila për shumëkënd ishte më e mira në histori. Mourinho ishte një fitues i lindur, ai na shtynte gjithmonë dhe na çonte deri në limit”, u shpreh Marcelo.
Ndërkohë, braziliani ka refuzuar t’i jep epitetin e më të mirit në histori argjentinasit, duke deklaruar se Ronaldo është numri një./Telegrafi/