Ish-trajneri i Manchester United, Steve McClaren, ka zbuluar shkakun e tensionit midis Cristiano Ronaldo dhe Erik Ten Hag, i cili më në fund çoi në ndarjen e portugezit nga “Djajtë e Kuq”.
Legjenda portugeze pati përplasje me trajnerin holandez në ‘Old Trafford’, me të dy që rrallë shiheshin sy më sy.
McClaren, i cili ka punuar së bashku me Ten Hag pas eksperiencës së tij në ‘Old Trafford’ si ndihmës i Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se si marrëdhënia e tensionuar midis Ronaldos dhe trajnerit të tij në Mançester më në fund u prish.
“Ka pasur shumë beteja në atë fushë stërvitjeje. Kishte shumë ‘të gjitha që dua është që ti të bësh këtë, këtë, këtë dhe këtë’. Kjo ishte stili i Erikut – Ronnie, kjo është puna jote”.
“Unë i thoja Ronaldos, ‘të gjitha që ai Ten Hag dëshiron është që ti të bësh presingun e parë, bëj një lëvizje, bëj dy lëvizje, dhe ndoshta një të tretë, nëse ndihesh në gjendje. Pastaj kthehu në mes, në rast se fitojmë topin, dhe më pas mund të luajmë për ty’”.
“Ky është gjithçka që ai dëshiron. Nëse nuk mund ta bësh, nuk do të luash. Ose nëse nuk e bën, nuk mund të luash. Ok, Ten Hag nuk do të të përzgjedhë. Po ta them, nuk do të të përzgjedhë”.
“Nuk është si të tjerët, dhe kjo është diferenca; të tjerët ndoshta do të ishin më fleksibël. Por Erik tha: ‘jo, unë po bëj këtë, dhe Ronaldo duhet ta bëjë, përndryshe nuk luan’. Ishte pak një luftë”.
“Nuk ishte një luftë, por një përplasje për pushtet dhe kush do të fitojë? Erik mbeti i vendosur. Mendoj se shumica e trajnerëve do të ishin më fleksibël për këtë. Disa trajnerë janë të tillë. Por ai mbeti i vendosur në vendimet e tij”, ka deklaruar McClaren./Telegrafi/