KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Miratohet Projektligji për Sigurimin e Kujdesit Shëndetësor

Miratohet Projektligji për Sigurimin e Kujdesit Shëndetësor

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme, ku në rënd dirë janë disa projektligje.

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar në mënyrë jokushtetuese.

Gjykata tha në vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi atë më 5 dhjetor 2024 duke bërë shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës.

Duke e paraqitur projektligjin e ri të premten, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo është “një nga nismat më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë”.

Ai tha se përmes këtij ligji do të themelohet një fond i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Kosovës.

Projektligji përfshin të gjithë popullatën e vendit, synon ofrimin e qasjes universale në shërbime themelore shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, theksoi ai.

Ai parasheh edhe rregullimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor si burim i financimit të kujdesit shëndetësor, i cili do të jetë shtesë mbi financimin e tanishëm nga buxheti i shtetit.

Kjo është një përpjekje 10-vjeçare për sjelljen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend.

Mungesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme, si pensionistët dhe rastet sociale.

Shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.

Shuma e saj varion – nga 1 deri në qindra euro – varësisht nga shërbimi që merr pacienti.

Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj.

Prandaj, shumë qytetarë detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet – qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.

Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.