Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një konferencë për shtyp se Irani mund të “eliminohet” brenda një nate dhe tha se ajo natë “mund” të jetë mbrëmja e së martës.
“I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, deklaroi presidenti.
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte.
Gjatë fundjavës, ai tha se Irani kishte kohë deri të martën për të arritur një marrëveshje.
Ndryshe, Trump i është drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me Iranin.
“Nuk mund t’u japësh armë bërthamore të çmendurve”, tha ai. /Telegrafi/