Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) kanë njoftuar se do të synojnë kompanitë amerikane në rajon duke filluar nga 1 prilli, si hakmarrje ndaj sulmeve të kryera ndaj Iranit, sipas raporteve të mediave shtetërore iraniane.
Në listën e kërcënimeve të IRGC-së janë përfshirë 18 kompani të mëdha amerikane, duke përfshirë gjigantët e teknologjisë dhe industrisë si Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.
“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e njësive të tyre për secilin akt terrori të kryer në Iran, duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës së Teheranit të mërkurën, më 1 prill”, shkruan në deklaratën zyrtare të IRGC-së, shkruan timesofisrael.
Analistët e sigurisë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar këtë deklaratë si një kërcënim serioz që rrit tensionet në Lindjen e Mesme, duke ndikuar potencialisht në aktivitetin e kompanive amerikane dhe stabilitetin ekonomik në rajon.
Ndërkohë, kompanitë e përmendura nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për deklaratën e IRGC-së. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të mbrojnë interesat e tyre dhe të aleatëve në rajon.
Kjo situatë vjen pas disa javës tensionesh midis Iranit dhe SHBA-së, përfshirë sulme të ndryshme ndaj bazave dhe objekteve ushtarake që janë marrë si përgjigje ndaj aktiviteteve të ndërsjella të sigurisë dhe politikës rajonale. /Telegrafi/