Interi po planifikon tashmë sezonin 2026-27 dhe objektivi kryesor për portën është Guglielmo Vicario, i kombëtares italiane.
37-vjeçari Yann Sommer pritet të largohet pas skadimit të kontratës në qershor, dhe Interi nuk do t’i ofrojë rinovim, duke lënë hapësirë për një pasardhës me eksperiencë në Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka ndjekur Vicarion për muaj të tërë dhe e konsideron prioritet për verën e ardhshme.
Portieri italian, aktualisht te Tottenham, do të kishte interes për një rikthim në Gadishull nëse do të vinte një ofertë nga një klub i madh italian, megjithëse deri tani ndihet ende i kënaqur në Angli.
Megjithatë, garë mund të krijojë Juventusi, që gjithashtu e ka vëzhguar portierin. Çështja kryesore për Interin mbetet çmimi: Tottenham pritet të kërkojë të paktën 25 milionë euro për Vicarion, shifër që mund të komplikojë negociatat.
Derby i ardhshëm i D’Italia në San Siro mes Interit dhe Juventusit të shtunën do të jetë jo vetëm një sfidë në fushë, por edhe një shenjë për rivalitetin që mund të vijë në merkato. /Telegrafi/