Shqip Up Comedy Festival në Këln po tërheq gjithnjë e më shumë fansa, dhe tashmë janë shitur 150 bileta për eventin më të madh të stand-up comedy shqiptare jashtë vendit.
Organizatorët falenderojnë të gjithë ata që siguruan vendet e tyre dhe kontribuan në suksesin e këtij eventi.
Në skenë do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të komedisë shqiptare, përfshirë Ernest Zymberi, Luan Comedy, Drilona, Avni Shkodra dhe Gent Hazizi.
Performancat e tyre pritet të ofrojnë momente argëtimi, duke reflektuar përvojat, realitetin dhe kulturën shqiptare përmes humorit të zgjuar dhe situatave të njohura për publikun.
Ngjarja premton të sjellë një atmosferë energjike dhe qesharake, duke mbledhur komunitetin shqiptar dhe të gjithë adhuruesit e stand-up comedy jashtë vendit.
Biletat vazhdojnë të jenë në dispozicion, por kapni shpejt vendin tuaj për të mos humbur një nga eventet më të pritura të vitit. /Telegrafi/