Në fillim të dekadës tjetër duhet të shohim prodhuesit e parë të automjeteve që arrijnë prodhime më të mëdha të baterive me elektrolit të ngurtë.
Dy kompani kryesore shënuan zhvillime të mëdha: më 4 shkurt, QuantumScape, i mbështetur nga Volkswagen, hapi një fabrikë pilot në San Jose, Kaliforni, ndërsa një ditë më vonë, Karma Automotive njoftoi bashkëpunimin me Factorial Energy për prodhimin e parë amerikan të baterive të ngurta për automjetet elektrike.
Factorial ka partnerë si Mercedes, Stellantis dhe Hyundai, dhe synon prodhimin masiv që në 2029.
Shumë prodhues, përfshirë Toyota, BYD dhe Nissan, planifikojnë të lansojnë automjetet e para me këto bateri midis 2027–2030.
Bateritë e ngurta ofrojnë energji më të madhe, siguri më të lartë, ngrohje më efikase dhe karikim më të shpejtë.
Sidoqoftë, prodhimi i tyre mbetet i shtrenjtë, dhe kapaciteti i fillimit do të jetë i kufizuar, duke i pozicionuar fillimisht në segmentin premium. /Telegrafi/