Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar Tahir Lushtaku. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Lushtaku ka folur për klubin e Drenicës, sipas të cilit skuadra në atë kohë përbëhej kryesisht nga futbollistë që kishin qenë pjesë e ekipit edhe para luftës, duke krijuar një grup shumë të bashkuar dhe të motivuar për të rikthyer klubin në nivelet më të larta të futbollit në vend.
“Po realisht të gjitha periudhat i kanë veçoritë e veta a po të mirat e veta domethënë unë qysh prej ditës së parë kur kam filluar të merrem apo të jem pjesë e klubit, por ajo është një prej situatave më të rëndësishme, sepse ishte menjëherë viti i parë pas luftës edhe ishim të gjithë ata ish-futbollista të cilët kishim luajtur në atë periudhën e para luftës”.
“Edhe me sa më duket ka qenë edhe Mehmet Kurda pjesë e ekipës. Nuk e di se a ka pasur edhe ndonjë futbollist të jashtëm, na ka ndihmuar Meha sepse ka qenë futbollist i jashtëm”.
“Në çdo ndeshje ku kemi hyrë ndoshta 99% të rasteve si brenda si jashtë i kemi fituar, por e kemi pasur ekipin mjaft cilësor”.
Episodin e plotë me Tahir Lushtakun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com