Për një lojtar, një lojë “birrë-pong” shkoi tmerrësisht keq.
19-vjeçari u dërgua në spital me dhimbje akute të fytit, vështirësi në gëlltitje dhe frymëmarrje jonormale pas një raundi të lojës së njohur të pirjes së alkoolit.
Një ekzaminim fillestar tregoi se pjesa e pasme e fytit të pacientit ishte e inflamuar, ndërsa një radiografi e mëvonshme zbuloi atë që dukej të ishte një kapak shisheje i ngecur në ezofagun e sipërm.
Kapaku kishte rënë në gotë gjatë dhe ai e kishte gëlltitur pa e ditur, një orë para se të mbërrinte në urgjencë.
Edhe pse ai kishte një rrugë ajrore të qëndrueshme, mjekët u detyruan të përdornin ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr kapakun e shishes për shkak të mundësisë së dëmtimit ose shpimit.
I riu iu nënshtrua një ezofagoskopie të ngurtë urgjente — në të cilën një tub i hollë me një kamerë të bashkangjitur iu fut përmes hundës ose gojës — pa ndërlikime.
Pacienti ishte me fat, pasi në shumicën e rasteve të aspirimit aksidental, objektet e huaja ngecin në trake ose në pjesë të tjera të fytit, duke rrezikuar frymëmarrjen. /Telegrafi/