Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Emërimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se Mitiq do të ushtrojë detyrën në kuadër të kabinetit qeveritar në këtë ministri.
Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Mitiqin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që e presin në këtë funksion. /Telegrafi/