KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Orav

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Orav

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, teksa i shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë që kur mori detyrën më 1 shtator 2024.

“Përgjatë mandatit të tij, përkundër sfidave të shumta, raportet e Kosovës me BE-në u forcuan. Në këtë drejtim kryeministri veçoi punën e madhe dhe përkushtimin e ambasadorit Orav në lansimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuher se Kurti theksoi rëndësinë që BE të bëj hapat e radhës në raport me Kosovën në përputhje me progresin e bërë për të marrë statusin e merituar të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.