I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Avdyli ka rrëfyer në detaje historinë e transferimit të tij te klubi zviceran Aarau, një hap ky që ka ardhur krejt spontanisht dhe që shënoi një moment vendimtar në karrierën e tij.
Futbollisti ka zbuluar se për këtë hap ka vepruar në mënyrë proaktive, duke kontaktuar vetë një menaxher në Instagram ndërsa ishte me shokë në kafe.
“Puna të transferimi në Aarau ka qenë krejt spontanisht. Ka qenë dhjetor i vitit 2020 edhe ka qenë një kohë që nuk kam luajtur shumë te Trepça 89’, edhe normal si çdo i ri që ka qejf me dalë jashtë Kosovës”.
“Unë me thënë të drejtën e kam kontaktuar një menaxher në Instagram vetë, kam qenë me shokë në kafe. Edhe dua ta përmend publikisht menaxherin Leonard Berisha i Zvicrës domethënë”.
“I kam kontaktuar në Instagram, i kam thënë që kam qejf me dalë jashtë Kosovës. Ai më kishte njohur mua si talent e kështu, por nuk më ka kontaktuar sepse ka thënë bile më herët kam qenë me një agjent tjetër”.
“Edhe kur e kontaktova atë i tregova që kështu po dua të dal, kishte qenë mirë bile në Zvicër. Më tha po more, unë ty të kam përcjellë shumë moti dhe shyqyr që erdhi puna me më kontaktu mua direkt”, ka rrëfyer mes tjerash Avdyli.
Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com