KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Cikli i çrregullt menstrual – kur duhet ta vizitojmë mjekun?  Shpjegon gjinekologia Spahija

Cikli i çrregullt menstrual – kur duhet ta vizitojmë mjekun?  Shpjegon gjinekologia Spahija

Cikli menstrual është një nga treguesit kryesorë të shëndetit riprodhues tek gratë, por shpesh ka paqartësi se çfarë konsiderohet “normale”.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, gjinekologia Flora Belegu-Spahija ka sqaruar se një cikël menstrual normal zakonisht varion brenda një intervali të caktuar kohor.

“Cikli normal është prej 21 deri në 35 ditë. Çdo gjë që është jashtë këtij intervali nuk konsiderohet cikël normal dhe duhet të bëhet konsultë me mjekun”, thekson ajo.

Sipas saj, devijimet nga ky interval mund të jenë tregues i çrregullimeve hormonale apo problemeve të tjera gjinekologjike, prandaj nuk duhet të neglizhohen.

Gjinekologia thekson se në disa raste këto çrregullime mund të jenë edhe të trashëguara, por gjithsesi kërkojnë vlerësim profesional.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:


– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.