Ka eskaluar debati ndërmjet Labinot Rexhës dhe Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova 4.
Ka qenë një deklaratë e Labit që e ka bërë banoren të shpërthej në lot e të gjuaj gjëra, gati sa nuk kaloi në përplasje fizike.
“I ke bërë gjërat me sponzora”, iu drejtua ai.
Foto: Instagram
Këngëtarja shpërtheu duke i thënë disa herë “Marre duhet me të ardh, a e di çfarë po flet”.
Atë më pas e largoi Klodiani nga vendi ku po qëndronin, pasi iu vërsul Labit.
Duket se gjendja në shtëpi ka eskaluar në këto javët e fundit të spektaklit.
Ata siç shihet janë duke e ndjerë finalen dhe se veprimet e tyre kanë tejkaluar çdo masë.
Për rikujtim, finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë më 27 shkurt. /Telegrafi/