Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes finale të Big Brother VIP Kosova 4 ishte surpriza e rezervuar për finalisten Hygerta Sako.
Ish-missi shqiptar dhe prezantuesja e sportit është dërguar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku e priste një skenë krejt ndryshe nga ajo e spektaklit: një ndeshje simbolike futbolli mes dy ekipeve U-15, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova.
Surpriza nuk mbaroi me kaq. Hygerta u ftua të zbresë në fushë dhe të luajë si sulmuese, duke u bërë pjesë aktive e ndeshjes. Ajo u përfshi me entuziazëm në lojë, ndërsa momenti i saj në fushë u prit me brohoritje dhe duartrokitje.
Prania e saj në rolin e sulmueses shënoi një nga momentet më interesante të kësaj finaleje, duke kombinuar pasionin e saj për sportin me emocionet e garës në BBVK 4.
Finalja vazhdon me surpriza të tjera, ndërsa gara për çmimin e madh po shkon drejt momentit vendimtar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com