KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nis zyrtarisht finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Nis zyrtarisht finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur zyrtarisht, duke shënuar mbrëmjen përmbyllëse të një edicioni që zgjati mbi 100 ditë dhe prodhoi një nga sezonet më të komentuara deri më tani.

Spektakli ka hapur siparin me një atmosferë festive në studio, nën praninë e publikut dhe me hyrjen madhështore të moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Emocionet janë të dukshme, ndërsa gara tashmë ka hyrë në fazën vendimtare.

Në këtë finale po garojnë Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Mbrëmja pritet të sjellë rikthime të ish-banorëve, performanca muzikore dhe momente surprizë, përpara se të shpallet emri i fituesit që do të mbyllë zyrtarisht këtë kapitull të shtëpisë më të famshme në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.