Nga marrëdhëniet te vendimet personale, kjo është koha kur duhet të përballeni me të vërtetën
Sipas astrologjisë, kjo Hënë e plotë njihet edhe si “Hëna rozë”. Emri nuk lidhet me ngjyrën e saj, por me lulëzimin e luleve të egra që paralajmërojnë zgjimin e natyrës në pranverë.
Ashtu si natyra që zgjohet dhe lulëzon, kjo Hënë ju fton të rriteni edhe ju në marrëdhëniet tuaja, duke gjetur balancën mes “unë” dhe “ne”. Ajo sjell qartësi, vendime dhe atë ndjesinë e njohur: “Tani e di ku qëndroj”.
Dinamika e Dashit dhe Peshores: Ku takohen veprimi dhe harmonia?
Hëna e plotë ndodh kur Dielli dhe Hëna janë në opozitë. Ndërsa Dielli kalon në energjinë aktive dhe të pavarur të Dashit, Hëna arrin kulmin në Peshoren diplomatike dhe të ekuilibruar.
Kjo bosht aktivizon kërkimin e përhershëm për balancë:
- Dashi (Dielli): fokusi te vetja, veprimi, instinkti dhe vullneti personal
- Peshorja (Hëna): fokusi te të tjerët, bashkëpunimi, drejtësia dhe stabiliteti emocional
Ky është momenti kur situatat që janë zhvilluar në heshtje që nga Hëna e re në Peshore (tetor 2025) dalin në sipërfaqe.
Balanca nuk mund të injorohet më – peshorja kërkon që gjithçka të vihet në vend.
Marrëdhëniet në fokus: A jeni “brenda” apo “jashtë”?
Peshorja drejtohet nga Venera, planeti i dashurisë dhe bukurisë, ndaj kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme për marrëdhëniet.
Për çiftet, është kohë për biseda serioze. Mund të jetë momenti për vendime të mëdha si bashkëjetesa, fejesa apo rishpërndarja e përgjegjësive të përditshme. Pyetja kryesore është: a ka reciprocitet në marrëdhënie?
Për ata që janë vetëm, kjo është një periudhë e favorshme për njohje të reja. Një takim i papritur apo një mesazh i rastësishëm mund të jetë fillimi i diçkaje më të thellë.
Edhe në bashkëpunimet profesionale, gjërat marrin drejtim – marrëveshjet finalizohen dhe situatat e paqarta marrin përgjigje, transmeton Telegrafi.
Nuk ka më hapësirë për paqartësi
Kjo është një energji që nuk toleron mjegull. Ose vazhdoni përpara, ose mbyllni një kapitull.
Peshorja simbolizon balancën reale, jo atë perfekte, por atë që kërkon kompromis dhe ndershmëri. Kjo Hënë e plotë do të tregojë qartë ku po jepni më shumë se sa merrni, ose anasjelltas.
Mund të kuptoni për herë të parë se një marrëdhënie nuk është e drejtë, ose që pritshmëritë nuk janë të njëjta. Dhe kjo nuk është diçka negative, është një mundësi për riorganizim.
Balanca nuk do të thotë gjithmonë 50 me 50. Ndonjëherë do të thotë të gjeni mënyrën që funksionon realisht për ju.
Nëse ka dyshime, pasiguri apo mungesë besimi, kjo Hënë i nxjerr në sipërfaqe. Jo për të prishur gjithçka, por për të hapur rrugën e komunikimit të sinqertë.
Transparenca bëhet çelësi i stabilitetit. Pa të, nuk ka siguri dhe as marrëdhënie të qëndrueshme.
Marrëdhënia me veten si pasqyrë e brendshme
Edhe pse Peshorja lidhet me të tjerët, kjo periudhë ju rikthen te vetja.
Si i trajtoni emocionet tuaja?
A po i shtypni nevojat tuaja për të ruajtur një paqe të rreme?
Sinqeriteti me veten është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Nëse ndjeni ankth apo pasiguri, është koha të jeni të hapur, fillimisht me veten, pastaj me të tjerët.
Koha për të “mbjellë” atë që dëshironi
Dy javët pas 1 prillit janë një periudhë e fuqishme për reflektim dhe për vendosjen e qëllimeve në dashuri dhe marrëdhënie.
Nën dritën e kësaj Hëne, mendoni çfarë dëshironi të kultivoni në “kopshtin” tuaj emocional.
Lejoni energjinë e Venerës t’ju udhëheqë, kërkoni bukurinë në art, në natyrë dhe në njerëzit përreth jush.
Sepse, në fund, bukuria nuk është vetëm pamje, është një gjendje e brendshme, ku zemra dhe mendja janë në harmoni. /Telegrafi/