Është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbështetur Stenaldo Mëhillin, ish-banorin e Big Brother VIP Albania, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në spektakël, Mehilli bëri një apel publik gjatë një emisioni live, ku tregoi situatën e tij dhe kërkoi ndihmë për të siguruar një shtëpi.
Ai theksoi se jeton vetëm me nënën e tij në Tiranë dhe se dëshiron t’i ofrojë asaj kushte më të mira jetese, qoftë përmes blerjes apo ndërtimit të një banese.
Foto: Instagram
Kjo ka ka prekur shumë ndjekës dhe publikun, duke nxitur reagime dhe mbështetje të menjëhershme.
Si rezultat, është iniciuar fushata në GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve nga qytetarë dhe dashamirës që duan ta ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.
Kjo nismë vjen si një përpjekje për të përmirësuar jetesën e tij, ndërsa mbetet për t’u parë se sa mbështetje do të arrijë të grumbullojë fushata në vijim.
Stenaldo është banori i parë i verbër që është bërë pjesë e një spektakli si Big Brother, duke e kryer këtë sfidë me sukses. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com