Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Newcastle në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Barcelona arriti të shmangë humbjen falë një goli të vonshëm, por tekniku gjerman e pranoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur në këtë përballje.
“Nuk kemi qenë të mirë, por kemi nxjerrë maksimumin nga ajo që kemi pasur. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë”.
“Gjëja pozitive është rezultati. Do të shohim një ndeshje tjetër në Spotify Camp Nou”, deklaroi Flick.
Megjithatë, rezultati mbetet pozitiv për Barcelonën para ndeshjes së kthimit që do të luhet në shtëpi, para tifozëve të saj.
Ndeshja e radhës për katalanasit do të jetë në kampionat, ku do të presin Sevillën në Spotify Camp Nou. /Telegrafi/