Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të diskutohet për këtë çështje dy orë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.
““Në parim jemi që presidenti të zgjidhet nga populli, por kjo do trajtim serioz. Domosdoshmërisht duhet të jetë e vendosur brenda kuadratit ligjor, brenda Kushtetutës së Republikës, brenda procedurave, rregullave. Nuk është respektuar rregullorja, s’është në përputhje me atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese”.
“Sonte kam pritur, madje shumë më herët që Kosova ta ketë të zgjedhur presidentin e jo të vijë në këto orët e fundit të mandatit që deputetët të sfidohen me seancë të jashtëzakonshme pa material. Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me rregulloren e ligjet”, ka thënë ai.