Pep Guardiola e ka cilësuar ndeshjen në shtëpi të Manchester Cityt kundër Arsenalit të dielën si një “finale” që duhet fituar patjetër në garën për titullin e Ligës Premier.
Me Arsenalin që aktualisht ka gjashtë pikë epërsi dhe Cityn që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Guardiola e di që fitorja në Etihad është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull përpara se të hyjnë në fazën e fundit.
“Padyshim. Nëse humbasim, ka mbaruar”, tha fillimisht trajneri i Cityt në konferencën për shtyp të ditës së sotme (e premte).
Guardiola pranoi gabimin e fundit të Arsenalit, duke vënë në dukje se ata dështuan të fitonin në Bournemouth, por theksoi se të dyja ekipet ende kanë shumë mundësi për të luajtur.
“Dy rezultatet e tjera, duke ditur që Arsenali nuk fitoi në Bournemouth, ende kemi ndeshje për të luajtur. Gjashtë ndeshje janë shumë”, perfundoi Guardiola.
Ndryshe, derbi mes Cityt dhe Arsenalit është programuar për të dielën, me fillim nga ora 17:30. /Telegrafi/