KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

E blenë para dy vitesh, por pronarët tani po mendojnë ta sheshin klubin e Ligës Premier

E blenë para dy vitesh, por pronarët tani po mendojnë ta sheshin klubin e Ligës Premier

Pronarët e Evertonit, The Friedkin Group kanë thënë se po shqyrtojnë mundësi të reja investimi, përfshirë shitjen e aksioneve kontrolluese në klub.

Grupi amerikan përfundoi blerjen e Evertonit në dhjetor 2024, duke i dhënë fund epokës së trazuar të Farhad Moshirit. Gjatë pronësisë së saj, klubi mbikëqyri zhvendosjen në një stadium të ri.

Megjithatë, tani në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se Evertoni po shqyrton mundësi të ndryshme për fazën tjetër të zhvillimit të klubit.

“Grupi Friedkin po eksploron mundësi të reja investimi për Evertonin, duke përfshirë shitjen e mundshme të një aksioni kontrollues”, tha ai në një deklaratë.

Klubi shtoi se në kohën e mbërritjes së TFG, Everton po përballej me pasiguri dhe sfida të konsiderueshme financiare brenda dhe jashtë fushës.

Stabiliteti, investimet dhe mbështetja e nevojshme për të siguruar të ardhmen e klubit, përfshirë përfundimin e stadiumit të paralajmëruar prej kohësh, u theksuan si një përparësi e menjëhershme.

“Me këto themele tani të vendosura mirë, është koha e duhur për të shqyrtuar kapitullin tjetër për Evertonin. Ne do të shqyrtojmë vetëm interesin e palëve që besojmë fuqimisht se do të jenë kujdestarët e duhur të klubit dhe që mund të vazhdojnë të ndërtojnë mbi vrullin e krijuar”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.