KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Haaland rrezikon të humbasë miliona euro nëse Man City rrëzohet nga Liga Premier

Haaland rrezikon të humbasë miliona euro nëse Man City rrëzohet nga Liga Premier

Erling Haaland dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City mund të humbasin një pasuri të konsiderueshme nëse zgjedhin të qëndrojnë në klub në rast se skuadra rrëzohet nga Liga Premier për shkak të shkeljeve të rregullave financiare të kampionatit.

City rikthehet këtë fundjavë në aksion, në ndeshjen e parë të Ligës Premier që prej vendimit ku klubi u shpall fajtor për shumicën e akuzave lidhur me shkeljet financiare të periudhës 2009–2018. Gjatë kësaj periudhe, City fitoi tre tituj të Ligës Premier. Të dielën, më 11 tetor, skuadra do të udhëtojë në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin.

Asnjë prej lojtarëve aktualë të Cityt nuk ka komentuar vendimin, megjithëse ka shumë gjasa që agjentët e tyre tashmë të kenë nisur të kërkojnë sqarime rreth asaj se çfarë do të ndodhë më tej.

Nëse City do të rrëzohej nga kategoria, shumica e lojtarëve kryesorë pritet të largoheshin. Haaland është lidhur tashmë, ndonëse në mënyrë paraprake, me një transferim te Arsenali dhe Barcelona.

Haaland, i cili përfiton rreth 577 mijë euro në javë, nuk ka një klauzolë për rënien nga kategoria në kontratën e tij, njësoj si pjesa tjetër e skuadrës së Cityt. Megjithatë, norvegjezi mund të shqyrtojë opsionet e tij për shkak se, në rast të rënies në Championship, ai rrezikon të humbasë të gjitha bonuset e mundshme.

Haaland u tërhoq nga detyrimet mediatike gjatë grumbullimit me Norvegjinë në pushimin e kombëtareve, por pritet të përballet me pyetje rreth kësaj çështjeje gjatë fundjavës.

Sipas raportimit të Daily Mail, kontratat e lojtarëve të Cityt përbëhen nga tre elemente: paga bazë, një bonus për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe një bonus tjetër që lidhet me përqindjen e minutave të mundshme të luajtura gjatë një sezoni.

Gjatë sezoneve të fundit, për shkak të suksesit të Cityt në fushë, pothuajse të gjitha kriteret për përfitimin e bonuseve janë përmbushur.

Megjithatë, bonusi që lidhet me minutat e luajtura vlen vetëm për ndeshjet e Ligës Premier, Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup. Kjo do të thotë se këto bonuse do të anuloheshin në rast të një rënieje të mundshme në Championship./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.