Një përleshje fizike ndodhi ditë më parë mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Nacionale ka siguruar pamjet e përleshjes fizike në të cilën shihen dy kirurgët duke u rrahur mes vete.
Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta më pas me grushte e shqelma.
Për rastin ishin njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së.
Ndërsa, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Sejdi Statovci e kishte iniciuar rastin në Komisionin Disiplinor. /Telegrafi/
