Close Menu
    What's Hot

    Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë

    December 19, 2025

    Rubio: Vetëm një komb mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

    December 19, 2025

    Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë
    • Rubio: Vetëm një komb mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë
    • Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat
    • Aliu: Janë përcaktuar programe të reja të specializimit, për formimin e kuadrove mjekësorë
    • Abdixhiku nga Obiliqi: Investime në energji të pastër, pa sakrifikuar shëndetin
    • Cilat analiza të gjakut mund të konfirmojnë dyshimin për artrit reumatoid
    • “Kundërshtar i pakëndshëm, por shkojmë në finale”, te Sllovakia besojnë se mund ta mposhtin Kosovën
    • PDK me seri videosh 10-sekondëshe me AI: Fatura më të ulëta të energjisë elektrike për çdo familje
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Marigona shabiu

    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Marigona shabiu 5 Mins Read
    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës
    Gratë në politikë dhe rinia: Për një përfaqësim gjithëpërshirës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive në YIHR

    Në Kosovë, pjesëmarrja e grave në politikë shpesh paraqitet si një histori suksesi. Kuota gjinore prej 30 përqind, rritja e numrit të grave në Kuvend dhe prania e tyre në asamble komunale përmenden rregullisht si dëshmi e përparimit demokratik. Në legjislaturën e kaluar, gratë përbënin mbi një të tretën e deputetëve në Kuvend, një shifër që në letër e pozicionon Kosovën më mirë se shumë vende të rajonit. Megjithatë, përtej statistikave dhe deklaratave zyrtare, realiteti politik mbetet shumë më kompleks, sidomos kur kjo pjesëmarrje shihet nga perspektiva e rinisë dhe e grupeve të tjera të margjinalizuara.

    Nga përvoja jonë shumëvjeçare në Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS), është e qartë se përfaqësimi politik i grave nuk përkthehet automatikisht në një politikë që flet për të rinjtë dhe me të rinjtë. Të rejat dhe të rinjtë në Kosovë vazhdojnë ta perceptojnë politikën si një hapësirë të mbyllur, hierarkike dhe shpesh armiqësore ndaj mendimit kritik. Kjo ndjenjë distance është veçanërisht e theksuar te të rinjtë nga komunitetet joshumicë, te të rinjtë LGBTIQ+, te personat me aftësi të kufizuara dhe tek ata që jetojnë në varfëri apo zona të margjinalizuara. Për shumë të rinj, përfaqësimi i grave në institucione nuk shihet domosdoshmërisht si përfaqësim i interesave të tyre, veçanërisht kur politikat vazhdojnë të prodhohen pa një qasje gjithëpërfshirëse.

    Në diskutimet që zhvillojmë me të rinj në qytete dhe zona rurale, shpesh lind një pyetje e heshtur: a janë gratë në politikë vërtet aleate të rinisë, apo thjesht pjesë e të njëjtit sistem që e riprodhon përjashtimin? Kjo dilemë nuk është akuzë, por reflektim kritik mbi mënyrën se si funksionon kultura jonë politike dhe mbi kufijtë e një përfaqësimi që mbetet kryesisht formal.

    Asambleistet e reja, veçanërisht ato që vijnë nga grupe të margjinalizuara, përballen me sfida të shumëfishta. Gratë e reja në politikë hyjnë në institucione që historikisht janë ndërtuar mbi norma patriarkale, ku autoriteti lidhet me moshën, gjininë, përkatësinë partiake dhe me përkatësinë etnike. Për gratë LBTIQ+, gratë me aftësi të kufizuara apo gratë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, këto barriera shumëfishohen. Ato përballen jo vetëm me seksizëm, por edhe me homofobi dhe diskriminim institucional.

    Në të njëjtën kohë, mbi këto gra vendoset një barrë e padrejtë përfaqësimi: pritshmëria që të flasin për “të gjitha gratë”, për rininë dhe për komunitetet e tyre, pa pasur realisht fuqinë vendimmarrëse apo mbështetjen e nevojshme politike. Kjo situatë krijon një paradoks të rrezikshëm: gratë në politikë përdoren si simbol progresi, ndërsa hapësira e tyre reale për veprim mbetet e kufizuar. Si pasojë, rinia shpesh nuk e përjeton këtë përfaqësim si burim shprese, por si pjesë të një sistemi që vazhdon të mos jetë gjithëpërfshirës.

    Një tjetër problematikë e theksuar është përfshirja e ulët e grave, sidomos grave nga grupet e margjinalizuara, në hartimin dhe zbatimin e politikave që synojnë drejtpërdrejt rininë. Politikat rinore vazhdojnë të trajtohen si çështje dytësore, të ndara nga debatet mbi barazinë gjinore, drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut. Kjo ndarje e rreme mes “politikave të grave”, “politikave rinore” dhe “politikave për komunitetet” e dobëson secilën prej tyre dhe humb mundësinë për ndërtimin e aleancave të qëndrueshme.

    Pikërisht këtu bëhet e domosdoshme qasja ndërthurëse. Pa një analizë që merr parasysh mënyrën se si diskriminimet ndërthuren – gjinia me moshën, orientimin seksual, aftësinë e kufizuar, përkatësinë etnike apo statusin socio-ekonomik – politikat rrezikojnë të adresojnë vetëm një pjesë të realitetit. Një politikë që fuqizon vetëm disa gra, por lë pas gratë e reja, gratë LBTIQ+, gratë me aftësi të kufizuara apo gratë nga komunitetet joshumicë, nuk është politikë gjithëpërfshirëse.

    Nga këndvështrimi i YIHR KS, fuqizimi i grave në politikë nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë i shkëputur nga fuqizimi i rinisë dhe i grupeve të tjera të margjinalizuara. Një demokraci funksionale kërkon pjesëmarrje reale, jo vetëm përfaqësim numerik. Kjo nënkupton krijimin e mekanizmave ku të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha komunitetet janë bashkëkrijues të politikave dhe ku gratë në politikë veprojnë si partnere të këtij procesi transformues.

    Gratë në politikë kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar ura mes institucioneve dhe rinisë, për të sjellë në qendër çështje si arsimi cilësor, punësimi i denjë, shëndeti mendor, drejtësia sociale dhe barazia. Por, ky potencial realizohet vetëm nëse ekziston vullneti për të sfiduar status quo-në dhe për të ndërtuar një kulturë politike të bazuar në solidaritet ndërbrezor dhe ndërkomunitar.

    Nëse duam një Kosovë ku rinia nuk largohet nga politika, por e transformon atë, duhet të shkojmë përtej kuotave dhe narrativave sipërfaqësore. Fuqizimi i grave është thelbësor për këtë transformim, por vetëm nëse shoqërohet me një angazhim të sinqertë për drejtësi sociale dhe përfshirje reale të të gjithë atyre që tradicionalisht janë lënë në margjina.

    Një politikë që nuk u flet të rinjve dhe që nuk i përfshin të gjithë të rinjtë është një politikë pa të ardhme. Sfida jonë e përbashkët është ta shndërrojmë përfaqësimin formal në një aleancë të vërtetë, për një kulturë politike më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike për të gjithë.

    (Ky shkrim është hartuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim (D4D) dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Përmbajtja pasqyron mendimet dhe qëndrimet e autores dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e organizatës/donatorit)

    LEXO GJITHASHTU

    Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë

    December 19, 2025

    Rubio: Vetëm një komb mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

    December 19, 2025

    Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

    December 19, 2025

    Aliu: Janë përcaktuar programe të reja të specializimit, për formimin e kuadrove mjekësorë

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Abdixhiku nga Obiliqi: Investime në energji të pastër, pa sakrifikuar shëndetin

    December 19, 2025

    Cilat analiza të gjakut mund të konfirmojnë dyshimin për artrit reumatoid

    December 19, 2025

    “Kundërshtar i pakëndshëm, por shkojmë në finale”, te Sllovakia besojnë se mund ta mposhtin Kosovën

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.