Është publikuar orari për xhiron e 17-të në Albi Mall Superligë, xhiro që është e parafundit për stinorin vjeshtor.
Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe tre të tjera të dielën, me vëmendjën që do të jetë në derbin Drita – Gjilani dhe atë Ballkani – Prishtina.
Dy ndeshjet e para do të zhvillohen të shtunën, ku FFK tanimë ka publikuar edhe gjyqtarët për këto sfida, derisa Valon Bajgora do të ndajë drejtësinë në sfidën Drenica – Ferizaj.
E në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë Prishtina e Re – Dukagjini, drejtësia do të ndahet nga gjyqtari Gramos Shala.
Drita – Gjilani, derbi lokal gjilanas do të drejtohet nga një gjyqtar gjilanas si Mervan Bejtullahu, derisa Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në derbin tjetër Ballkani – Prishtina.
E duelin Llapi – Malisheva, gjyqtar kryesor është Lirim Jashari. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/