Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur të urojë gratë në një mënyrë të thjeshtë, por domethënëse.
Këngëtari publikoi një video të shkurtër ku shihet duke interpretuar një prej këngëve të tij.
Foto: Instagram
Sipër videos, ai ka shkruar një mesazh të shkurtër urimi.
“Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas”, tha ndër tjerash.
Me këtë postim, artisti i është bashkuar shumë figurave publike që në këtë ditë kanë uruar gratë për rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Gjesti këtë vit është rikthyer edhe me postime në rrjete sociale pasi ka qenë i heshtur pas tragjedisë në familje. /Telegrafi/