DJ Gimbo dhe Selin Bollati kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.
Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa celebrimi është bërë nga banori Mateo Borri.
Ndonëse dasma u tentua të prishej nga Rogert Sterkaj, ata e injoruan duke shijuar momentin me njëri-tjetrin.
Foto: YouTube
Dyshja më pas shkëmbyen edhe puthje në buzë, derisa ka nisur një atmosferë e mrekullueshme.
Selin i bëri një dedikim tjetër të bukur Gimbos, duke i premtuar jetë të lumtur së bashku.
Foto: YouTube
Derisa Selin lexonte letrën, ai u përlot dhe dukej shumë i lumtur për këtë fakt.
Të njëjtit vijuan ahengun me vallëzim, teksa për të kënduar është e ftuar Artjola Toska. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com