Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Gazetari i njohur i sportit, Lavdim Pireva, ka dhënë një analizë të detajuar për përballjen e madhe mes Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës.
“Shumë përballje të barabarta, pothuajse krejt. Prishtina-Ballkani është një përsëritje e asaj finales para dy vjetëve, që u luajt në stadiumin në Drenas”, ka thënë Pireva, duke nënvizuar rivalitetin e gjatë dhe tensionin që e karakterizon këtë duel.
Sipas Pireës, dy ekipet kanë treguar këtë vit një formë shumë të mirë, megjithëse me disa oscilime gjatë sezonit.
“Dy ekipe që sivjet kanë treguar formë shumë të mirë, por me oscilime, siç i thonë tek ne trajnerët, kanë pasur ulje ngritjet e veta, por janë në krye të tabelës domethënë është realisht dikujt me i thënë Prishtina-Ballkani kanë shkuar në finale për këtë sezon çfarë kanë dhënë, do të thonin qenka e merituar”.
Pireva ka komentuar edhe ndikimin që mund të ketë afati kalimtar dimëror në përforcimin e ekipeve.
“Pastaj, pasi ndeshjet luhen në shkurt edhe deri në shkurt, ne e kemi një afat kalimtar dhe te ne afati kalimtar dinë të jetë shumë më ndryshe se në vende tjera. Ka lojtarë të lirë, që për Rumani e Bullgari nuk janë interesant, por për ne mund të jenë shumë interesant dhe të ndryshojnë nivelin e skuadrës”, ka thënë mes tjerash Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com