“Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne nëse SHBA do të pushtonte Grenlandën me forcë”, tha ish-kreu i NATO-s.
Anders Fogh Rasmussen, i cili është gjithashtu ish-kryeministër danez, tha se Trump po përdor gjuhë për Grenlandën të ngjashme me atë të “gangsterëve” në Rusi dhe Kinë që ai duhet të përpiqet t’i kontrollojë, shkruan skynews.
“Për mua, ka qenë një proces i dhimbshëm. Që nga fëmijëria, i kam konsideruar Shtetet e Bashkuara si udhëheqësin natyror të botës së lirë. Madje kam folur për SHBA-në si policin e botës”, tha Rasmussen, i cili dërgoi trupa daneze për të luftuar përkrah SHBA-së në Afganistan.
“Tani shohim Shtetet e Bashkuara të përdorin një gjuhë që është shumë e ngjashme me atë të gangsterëve që duhet të kontrollojnë në Moskë e Pekin”, shtoi ai.
“Ndarjet në perëndim janë në favor të Rusisë. Jam i sigurt që Moska shpreson që Grenlanda të bëhet ajsbergu që fundos NATO-n”, vazhdoi ish-kreu i NATO-s.
“Pra, kjo shkon përtej Danimarkës dhe Grenlandës… Pushtimi i Groenlandës do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne”, përfundoi ai. /Telegrafi/