Pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në stërvitjen e madhe ndërkombëtare “Dynamic Front”, e zhvilluar në Grafenwoehr Training Area.
Gjatë stërvitjes, ushtarët e FSK-së u angazhuan në ngarkimin e predhave të mortajës dhe ushtrime të postit komandues, si pjesë e skenarëve të avancuar ushtarakë.
“Dynamic Front” është një mision i organizuar nga NATO dhe U.S. Army, i cili fokusohet në planifikimin e sinkronizuar të komandës dhe koordinimin e zjarrit të artilerisë ndërmjet forcave aleate.
Stërvitja zhvillohet në një mjedis kompleks operacional dhe përfshin: manovrime në zona grumbullimi, përdorimin e kapaciteteve të avancuara të artilerisë, qitje me municion real, simulime të operacioneve tokësore të shkallës së gjerë.
Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i “Dynamic Front” është rritja e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së forcave aleate, duke siguruar që ushtritë e vendeve anëtare të jenë të afta të ofrojnë mbështetje efektive të zjarrit në operacione tokësore në mbarë Evropën.
Në njoftimin zyrtar theksohet se stërvitja synon të garantojë se forcat e NATO-s disponojnë kapacitetet e nevojshme për të ekzekutuar mbështetje të fuqishme zjarri në luftime të gjera tokësore.