Një grup fqinjësh në një liqen në Wisconsin përdorën një “dërrasë lundrimi” për të shpëtuar një burrë që ra në ujë pasi akulli u ça ndërsa ai po peshkonte.
Michael Mossman, banor i zonës së Racine County, dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe menjëherë njoftoi 911 para se të dilte në liqen me “dërrasë lundrimi”.
Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur Mossman dhe fqinjë të tjerë arrijnë tek burri dhe e nxjerrin nga uji.
– YouTube www.youtube.com
Sipas zjarrfikësve, i lënduari u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme.
Ai kishte veshur pajisje lundruese, të cilat e ndihmuan të mbante kokën mbi ujë.
Autoritetet paralajmëruan se asnjë akull nuk është kurrë plotësisht i sigurt dhe kërkuan kujdes maksimal. /Telegrafi/