E plotësuar: Biznesmeni shqiptar Ardian Hoxha ka sqaruar se fotografia që qarkulloi në rrjete sociale me sekretarin amerikan Marco Rubio nuk ka qenë reale, por e krijuar me inteligjencë artificiale.
Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë një shaka mes miqsh dhe nuk ka pasur asnjë takim të vërtetë me zyrtarin amerikan në Tiranë.
“Duket se një shaka private ka shkuar pak më larg se ç’duhet. Fotoja është krijuar me AI mes shokëve – nuk është një takim i vërtetë me Marco Rubio. Për sqarim: nuk ka qenë reale”, ka deklaruar Hoxha.
Mirëpo fillimisht ai e kishte postuar si të vërtetë ndërkaq pak orë pasi lajmi mori përhapje të gjerë, Hoxha editoi postimin duke njoftuar se takimi s’ka qenë i vërtetë.
——-
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot në Tiranë, ku është pritur nga biznesmeni shqiptar Ardian Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se ishte nder të mirëpriste Rubion në kryeqytetin shqiptar.
“Ishte një nder i madh të mirëprisja Marco Rubion në Tiranë sot. Besojmë se projektet tona në Shqipëri do të forcojnë më tej lidhjet mes kombit shqiptar dhe atij amerikan. Faleminderit Driton për organizimin”, ka shkruar ai.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Drin Mulliqi, ndërsa Hoxha ka falënderuar edhe Dritonin për organizimin e vizitës.
Sipas tij, projekte të përbashkëta në Shqipëri pritet të ndikojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Detaje të tjera lidhur me vizitën apo natyrën konkrete të projekteve nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/