KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët, qytetarët në Maqedoni dhe ekspertët “pro” kufizimit ligjor

Përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët, qytetarët në Maqedoni dhe ekspertët “pro” kufizimit ligjor

A duhet të ndalohet me ligj përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët?

Qytetarët kërkojnë kufizim, duke theksuar ndikimin negativ, teksa kërkojnë rolin e prindërve dhe psikologëve për më shumë kontroll dhe kujdes.

-Kohët më të gjata nëpër instagrame, kjo… me the, të thash. Fëmija 3-4-5-6-7 vjet në moshën e tyre që janë, ata nuk njohin askënd për shkak të telefonit, ajo duhet të ndalohet rreptësisht me ligj.

-Duhet të ndalohet, sepse fëmijët ndikohen lehtë në ndërgjegjen e tyre dhe kanë nevojë për më shumë kujdes nga prindërit, familja dhe sistemi arsimor. Nuk është e sanksionuar, nuk i nënshtrohet reduktimit dhe nuk janë të përfshirë faktorët që duhet të ndikojnë për zhvillimin e duhur që në fillim. Duhet të përfshihen psikologë dhe të ketë censurë, në mënyrë që në transmetim të dalë vetëm ajo që është e dobishme për fëmijët.

-Edhe atje mund të shohin diçka të dobishme, por nuk shohin gjëra të dobishme, domethënë duhet të ndalohet.

Sociologu Lulzim Murtezani, paralajmëron se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale tek fëmijët dëmton shëndetin mendor dhe dobëson aftësitë e tyre të përditshme, për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën.

“Sa më pak që fëmijët u ekspozohen përmbajtjeve në platforma sociale aq më tepër do të kenë një mirëqenie një stabilitet psikologjik, do të kenë një vetëbesim, do të kenë një vetëkontroll, një fokusim në detyrat të cilat duhet t’i kryejnë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar sipas shumë studimeve shkencore”, theksoi Lulzim Murtezani, sociolog.

Ndryshe një anketë kombëtare tregon se 76% e qytetarëve mbështesin kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët, duke kërkuar masa ligjore për mbrojtjen e tyre. Nisma “Për një fëmijëri të sigurt” kërkon rregulla si verifikimi i moshës dhe kontrolli prindëror.

Nga kjo nismë thonë se Maqedonia nuk duhet të mbetet një vëzhguese pasive dhe bëjnë thirrje për një qasje të koordinuar midis institucioneve – Kuvendit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Transformimit Digjital dhe organeve rregulluese. /tv21

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.