Një rast i rëndë është raportuar në Vushtrri, ku një foshnje është dërguar pa shenja jete në emergjencë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 02:00, kur nga stafi mjekësor është njoftuar se një grua ka sjellë në spital foshnjën e saj mashkull pa shenja jete.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/