KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sydney Sweeney shkëlqen në një reklamë luksoze në “Versajën Portugeze”

Sydney Sweeney shkëlqen në një reklamë luksoze në “Versajën Portugeze”

Sydney Sweeney u shfaq elegante dhe rrezatuese gjatë xhirimeve të një fushate për markën e kujdesit të flokëve Kerastase, të realizuara në Palacio Nacional de Queluz pranë Lisbonës, i njohur si “Versaja Portugeze”.

Aktorja 28-vjeçare, e njohur nga “Euphoria” dhe “The White Lotus”, u pa e veshur me një fustan rozë, ndërsa pozonte me produktin e flokëve në një ambient luksoz.

Xhirimet u zhvilluan gjatë qëndrimit të saj në Portugali, ku po punon edhe për filmin e ri “The Custom Of The Country”, bazuar në romanin e Edith Wharton, shkruan DailyMail.

Në këtë projekt ajo interpreton një grua të re ambicioze që kërkon sukses në New York, ndërsa në kast bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Leo Woodall, Dominic West dhe Rose Leslie.

Sweeney vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të momentit në Hollywood, duke kombinuar projektet filmike me bashkëpunime të shumta me marka të njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.