Florent Hasani po kalon një formë të shkëlqyer te Amedspor, duke realizuar sërish në barazimin 1-1 ndaj Sakaryaspor, në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Sulmuesi vushtrrias, i cili kompletoi transferimin në afatin e janarit nga Boluspor te Amedspor, është ambientuar shumë shpejt me skuadrën e re.
Ky ishte goli i tretë i Hasanit me fanellën e Amedsporit. Ai realizoi në minutën e 42-të me një goditje të saktë brenda zonës, duke i dhënë avantazhin ekipit vendas para pushimit.
Në total, Hasani numëron 17 gola dhe 3 asistime në Ligën e Parë këtë sezon, duke mbajtur vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.
Amedspor aktualisht renditet në vendin e tretë me 50 pikë, aq sa ka edhe Erokspor, ndërsa Erzurumspor kryeson me 51 pikë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com