Close Menu
    What's Hot

    Vendimi për pasardhësin e përkohshëm të Kocevskit shtyhet deri të hënën

    December 18, 2025

    Skena dramatike në Sidnei, shtatë burra të arrestuar – ishin nisur drejt plazhit Bondi

    December 18, 2025

    KQZ tregon se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Vendimi për pasardhësin e përkohshëm të Kocevskit shtyhet deri të hënën
    • Skena dramatike në Sidnei, shtatë burra të arrestuar – ishin nisur drejt plazhit Bondi
    • KQZ tregon se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi
    • Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro
    • Labi thotë se iu shfaq në ëndërr Ronaldo i Brazilit: Më tha të luaj me juve, më solli edhe kupën si fitues
    • Punë të paqena, roje robotike dhe intervistues të IA-së: Epoka e zymtë e kërkimit të punës
    • Kandidatja për deputete LDK-së, Sada: Bashkëndjej me vreshtarët dhe fermerët që nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve
    • Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës dhe disa të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Dhunë fizike

    Flakadanë, ujë dhe përleshje fizike -seanca e Kuvendit të Shqipërisë mbyllet në kaos

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Dhunë fizike 3 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në rend dite ishte betimi i Endit Shabanit si Avokat i Popullit, situata u përshkallëzua në një atmosferë kaotike me tensione të forta ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike (PD) dhe forcave të Gardës së Republikës, duke çuar në mbylljen e seancës pa diskutime.

    Megjithatë Endrit Shabani, u betua mes flakadanëve duke u larguar nga salla pasi i dhuroi edhe një puthje deputetëve opozitarë.

    Foto: A2CNN

    Situata nisi që në orët e para të ditës kur deputetët e PD-së u ulën në vendet e ministrave për të penguar nisjen e seancës, duke shkaktuar pastaj edhe reagime verbale dhe konflikte me gardistët.

    Gjatë tensioneve, pati përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe gardistëve, si dhe hidhej ujë dhe objekte drejt kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe forcave të rendit, ndërsa tymi i flakadanëve mbushi sallën.

    Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, urdhëroi përjashtimin nga seanca të deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka si masë disiplinore për përfshirjen e tyre në konflikt, por situata mbeti e paqëndrueshme.

    Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë.

    Për më shumë se një orë, përpjekjet për të vijuar punimet dështuan, dhe kryeparlamentari shpalli mbylljen e seancës plenare për shkak të kaosit politik dhe mungesës së qetësisë në sallë.

    Foto: A2CNN

    Pas mbylljes së seancës së fundit të sensionit parlamentar, mes zhurmës e debateve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përgëzoi Kosovës për heqjen e sanksioneve të BE gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor. Balla tha se sa herë Kosova feston Berisha bën një dëm në Shqipëri.

    “Dua të përgëzoj samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, për heqjen e sanksioneve. Sa herë që Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri. Unë gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione. Klithmat e Bardhit sipas procedurës nesër nis procedimi. Ky është një rast ku Kuvendi do të duhet të kryejë procedurën sipas kushtetutës. Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të nisim procedurën”, tha Balla.

    Foto: A2CNN

    Ndërkaq, kreu i PD-së, Sali Berisha, pas kaosit të krijuar në Kuvend u shprehur se beteja e opozitës është për ligjin dhe se parlamenti nuk mund të funksionojë me ata që zbatojnë moton ‘vidh dhe ik’.

    “Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e PS-së është ‘vidh dhe ik’. Ergys Agasi është njeriu më i afërt i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë pa asnjë lloj bishe, madje me mbrojtje shtetërore. Parlamenti nuk mund të funksionojë me ata që zbatojnë moton ‘vidh dhe ik’. Vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.

    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen e firmave për të dërguar çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe betimit të tij në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/

    Foto: A2CNN

    TË TJERA

    Merr flakë fibra e transmetimit në Kuvendin e Shqipërisë, ndërpritet sinjali për mediat

    Kaos në Kuvendin e Shqipërisë – opozita përplaset me Gardën, PS voton ligjet

    Po thyente dritaret e një shtëpie, i dyshuari nga Drenasi sulmon edhe policët

    LEXO GJITHASHTU

    Vendimi për pasardhësin e përkohshëm të Kocevskit shtyhet deri të hënën

    December 18, 2025

    Skena dramatike në Sidnei, shtatë burra të arrestuar – ishin nisur drejt plazhit Bondi

    December 18, 2025

    KQZ tregon se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi

    December 18, 2025

    Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Labi thotë se iu shfaq në ëndërr Ronaldo i Brazilit: Më tha të luaj me juve, më solli edhe kupën si fitues

    December 18, 2025

    Punë të paqena, roje robotike dhe intervistues të IA-së: Epoka e zymtë e kërkimit të punës

    December 18, 2025

    Kandidatja për deputete LDK-së, Sada: Bashkëndjej me vreshtarët dhe fermerët që nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.