Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni ka analizuar përballjet në Ligën e Kampionëve, duke treguar se cilat skuadra i sheh më të favorizuara për t’u kualifikuar në finale.
“Gjysmëfinalja Arsenal-Barcelona, kurse në anën e majtë Reali besoj Cityn e kalon edhe pse Reali është i hendikepuar siç e përmendëm ka shumë mungesa”.
“Këto çiftet tjera, e përmendëm Galatasaray me Liverpoolin, edhe këto dy ekipe janë përballur në fazën e ligës. Po besoj që pak probleme do të ketë në Turqi por meqenëse ndeshja e kthimit është në Angli, po besoj që Liverpooli arrin të kualifikohet në çerekfinale”.
“Në anën tjetër e kemi edhe duelin mes PSG-së dhe Chelseat që ishte edhe finalja e Kupës së Botës për Klube. Po besoj që PSG-ja nuk do t’i bëjë gabimet e njëjta si në këtë finale, paksa e kanë nënvlerësuar kundërshtarin”.
“Real-Bayern unë mendoj që finalisti prej anës së majtë vjen prej kësaj përballjeje”, ka thënë Maxhuni.
Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com