KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohet një punëtor i kompanisë së ndërtimit të rrugëve në Ferizaj, policia identifikon të dyshuarin

Sulmohet një punëtor i kompanisë së ndërtimit të rrugëve në Ferizaj, policia identifikon të dyshuarin

Një punëtor i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë është sulmuar pasditen e së shtunës në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 mars 2026 rreth orës 15:30 në rrugën “12 Qershori”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se punëtori është sulmuar nga një person i dyshuar ndërsa ishte duke kryer punë në rrugë.

“Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën ‘12 Qershori’ është raportuar një rast sulmi. Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë është sulmuar nga një person i dyshuar”, ka deklaruar Veseli.

Ai shtoi se menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, ndërsa viktima është intervistuar nga zyrtarët policorë.

“Në vendngjarje ka reaguar patrulla e policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale ‘Sulmi’”, tha ai.

Sipas policisë, i dyshuari tashmë është identifikuar dhe është kontaktuar nga autoritetet për t’u intervistuar lidhur me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.