Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, vlerësoi kontributin e Infantinos gjatë kësaj dekade, duke theksuar rolin e rëndësishëm që FIFA ka pasur në zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos në aspektin e infrastrukturës dhe programeve zhvillimore.
Sipas FFK-së, mbështetja e vazhdueshme nga FIFA ka qenë kyçe në fuqizimin e strukturave të federatës dhe në avancimin e projekteve strategjike që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të futbollit në vend.
Urimi i plotë nga FFK dhe Ademi:
Federata e Futbollit e Kosovës uron presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për 10-vjetorin në krye të qeverisjes së futbollit botëror.
Kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë.
Gjatë kësaj periudhe, FIFA ka mbështetur fuqishëm futbollin e Kosovës në avancimin e projekteve infrastrukturore, programeve zhvillimore dhe fuqizimin e strukturave të FFK-së. /Telegrafi/