KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yjet

Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yjet

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve duket se ka lënë pasoja të mëdha te Interi.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi po përgatitet për një verë me ndryshime të thella në skuadër, me disa largime të rëndësishme në horizont.

Në repartin defensiv, kontratat e Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian do të skadojnë në fund të sezonit dhe klubi nuk pritet t’i rinovojë ato.

Po ashtu, edhe portieri Yann Sommer është drejt largimit, pasi Interi nuk ka plane për zgjatjen e kontratës së tij. Nerazzurrët tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi, me Guglielmo Vicario të Tottenham Hotspur F.C. që konsiderohet objektivi prioritar.

Edhe mesfushori veteran Henrikh Mkhitaryan pritet të mbyllë aventurën e tij në “San Siro” këtë verë.

Ndërkohë, Interi është i hapur edhe për shitjen e dy prej lojtarëve më të vlerësuar të skuadrës: Nicolo Barella dhe Marcus Thuram. Barella nuk ka klauzolë lirimi, por vlera e tij në treg besohet të arrijë deri në 80 milionë euro, ndërsa Thuram vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Një verë e nxehtë pritet në Milano, me Interin që duket i gatshëm për një rindërtim të thellë të skuadrës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.