Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    ​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

    September 16, 2026

    Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës

    September 16, 2026

    Sulmohet fizikisht një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • ​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues
    • Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës
    • Sulmohet fizikisht një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
    • Prej sonte deri të shtunën do të bëhet dezinsektim tokësor në Shkup
    • Joz Marku me mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së para vendimit në Hagë
    • PDK pak minuta para aktgjykimit: Ora e historisë – besojmë, ora e lirisë
    • KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të përkohshme të ujit, intervenime në 10 zona
    • Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, September 16
    • Ballina
    • Lajme

      ​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

      September 16, 2026

      Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës

      September 16, 2026

      Sulmohet fizikisht një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

      September 16, 2026

      Dhunohet një grua në Prizren, rasti po hetohet

      September 16, 2026

      Përleshje në Prishtinë – një grua dhe tre burra marrin trajtim mjekësor

      September 16, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Mot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

      September 16, 2026

      Sot vranët dhe me riga shiu

      September 15, 2026

      Pas motit të nxehtë, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave

      September 14, 2026

      Java nis me vranësira, temperaturat rriten gradualisht

      September 14, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore

      September 13, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

    Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

    korrektpressBy korrektpressFebruary 20, 2026 Novica tonqev 7 Mins Read
    Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse
    Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo është çfarë tregojnë pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë.

    Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare.

    Edhe pse i dyshuari është arrestuar, në protesta janë parë pankarta që bënin thirrje për bojkotimin e furrave të bukës në pronësi të familjes së të dyshuarit, si dhe janë dëgjuar thirrje për dëbimin e gjithë familjes shqiptare, shkruan Evropa e Lirë.

    Edhe në protestën e 19 shkurtit pati mesazhe të ngjashme.

    Goran Mlladenoviq, një nga pjesëmarrësit në protestë, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se familja duhet të largohet nga ai vend sepse, siç u shpreh ai, ajo është “përgjegjëse për ngasjen e pamatur të veturës” nga i dyshuari.

    Ai pretendon se protestat nuk janë të motivuara etnikisht.

    “Në këto kushte, me këtë sjellje arrogante dhe mënyrën si sillen, mendoj se duhet të largohen. Ai (shoferi) është vetëm 20 vjeç dhe ngiste makinën me një patentë shoferi të Kosovës”, tha Mlladenoviq.

    Ndërsa furrat e tij të bukës janë të rrethuara nga policia, gazetarja e REL-it nuk e gjeti pronarin e furrës në vendngjarje. Ai nuk iu përgjigj as thirrjeve dhe as mesazheve të REL-it.

    Fushatës së përndjekjes dhe thirrjeve për dëbim u parapriu gjuha e urrejtjes në një grup lokal në aplikacionin për dërgimin e mesazheve, Viber, anëtar i të cilit është edhe ministri në Qeverinë e Serbisë, Novica Tonqev, ish-kryetar i komunës së Surdullicës.

    Edhe pse thekson se i mbështet demonstruesit, Tonqev për REL-in thotë se protestat nuk kanë “bazë kombëtare”.

    Sulmet dhe thirrjet për linçim i dënoi ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Demo Berisha, duke theksuar se është “e papranueshme që tragjedia të keqpërdoret për përhapjen e urrejtjes, thirrje për dëbim dhe dënim kolektiv mbi bazë të përkatësisë kombëtare”.

    Deri në publikimin e këtij teksti, REL nuk ka marrë përgjigje nga Prokuroria kompetente nëse po heton sulmet dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare në Surdullicë.

    Sipas regjistrimit të vitit 2022, në këtë qytet jetojnë gjithsej gjashtë qytetarë me kombësi shqiptare.

    Në njërën anë protesta, e në tjetrën mbështetje

    Policia, para protestës së fundit më 19 shkurt në Surdullicë, qëndronte para furrave të bukës “Park” në pronësi të familjes së shoferit të dyshuar, por demonstruesit, ndryshe nga herët e mëparshme, kësaj radhe nuk u mblodhën para tyre, raportoi gazetarja e REL-it.

    Dhjetëra persona qëndronin në qendër të qytetit me flamuj të Serbisë dhe pankarta me mesazhin “Drejtësi për Rastkon” (i vdekur në aksident).

    Pavarësisht thirrjeve për bojkot dhe sulmeve, tri furrat në pronësi të familjes shqiptare vazhdojnë të punojnë.

    Një punonjëse në një nga furrat “Park”, e cila kërkoi të mos i zbulohet identiteti, tha për REL-in se nuk i mbështet protestat.

    Ajo shtoi se për punëdhënësin e saj mund të thotë “vetëm fjalët më të mira”

    Ndërsa gazetarja e REL-it po bisedonte me punonjësen, disa persona hynë në furrë për të blerë bukë, por nuk pranuan të flasin.

    Në qendër të Surdullicës, REL-i takoi edhe Danijellën, e cila theksoi se nuk e mbështet bojkotin e furrave dhe protestat.

    Ajo tha se e njeh pronarin e furrës nga pamja dhe se është kundër përndjekjes së një familjeje të tërë.

    “Të përgjigjet ai që e ka kryer (veprën penale)”, tha ajo për REL-in.

    Prokuroria në Vlladiçin Han, pranë Surdullicës, njoftoi më 19 shkurt se për aksidentin rrugor po zhvillohet hetim për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut publik, për shkak të vdekjes së një personi.

    Aksidenti ndodhi më 9 shkurt, ndërsa nga prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari B.F. posedon patentë shoferi nga Kosova “e cila iu mor menjëherë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia”.

    Prokuroria njoftoi gjithashtu se do të urdhërojë ekspertizë “me qëllim që të përcaktohet shkaku i aksidentit, shpejtësia e lëvizjes së automjetit që drejtohej nga i dyshuari, si dhe fakti nëse personit të ndjerë iu ofrua ndihmë mjekësore në kohë”.

    Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa Prokuroria thekson se “në këtë, si në të gjitha procedurat, respektohet prezumimi i pafajësisë”.

    Prokuroria theksoi gjithashtu se këtë njoftim e ka lëshuar, ndër të tjera, për shkak të “publikimit të informacioneve të paverifikuara në rrjetet sociale”.

    Si nisi?

    Protestat në Surdullicë u organizuan përmes rrjeteve sociale dhe aplikacionit për shkëmbim mesazhesh, Viber.

    Në rrjetet sociale dhe media u publikuan pjesë nga korrespondenca në grupin Viber “Drejtësi për Rastkon”, i cili thuhet se ka disa qindra anëtarë.

    Në këto komunikime, ndër të tjera, bëhet thirrje për bojkotimin e furrave, por edhe për dëbimin e familjes së të dyshuarit.

    Gjuha e urrejtjes përshkallëzoi në protesta, ku u sulmua edhe gazetarja Dejana Cvetkoviq, e cila po raportonte nga vendi i ngjarjes.

    “Në protestë u sulmova verbalisht dhe u pengova gjatë punës, më drejtonin komente të ndryshme me konotacion seksual. Mendoj se (disa individë) ishin të pakënaqur me raportimin tim, sepse i vendosa protestat në kontekstin e mosdurimit ndëretnik”, tha ajo për REL-in.

    Ajo shtoi se protesta e parë u organizua para furrës së familjes së të dyshuarit, kur të pranishmit hodhën vezë në drejtim të objektit.

    Cvetkoviq theksoi gjithashtu se në bisedë me pronarin e furrës ka mësuar se pas këtyre ngjarjeve ai ishte detyruar ta evakuonte familjen nga Surdullica, por se as kjo nuk kaloi pa incidente.

    “Ai më tha se protestuesit sulmuan automjetin që po evakuonte familjen e tij”, tregoi ajo.

    REL nuk mori informacion nga policia nëse dhe sa persona janë ndaluar për sulmet ndaj furrës dhe familjes shqiptare.

    Në të njëjtat protesta u formulua edhe një sërë kërkesash drejtuar institucioneve, ku ndër të tjera kërkohet dorëheqja e drejtuesve të policisë në Surdullicë për shkak të pretendimeve për injorim shumëvjeçar të problemit të ngasjes së pamatur nga i dyshuari.

    Po ashtu, pyetje iu drejtuan edhe Qendrës Shëndetësore lokale për shkak të pretendimeve se ndihma e shpejtë ka mbërritur me vonesë.

    Autoritetet në Surdullicë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me protestat dhe gjuhën e urrejtjes që u dëgjua në këto tubime.

    Ministri “në krah të demonstruesve”

    Një nga anëtarët e grupit Viber ku u shkëmbyen mesazhe urrejtjeje ishte edhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Novica Tonqev, i cili është gjithashtu ish-kryetar i komunës së Surdullicës.

    I pyetur nga REL lidhur me thirrjet për dëbimin e familjes shqiptare, Tonqev u përgjigj se në Surdullicë po mbahen “protesta paqësore si formë e shprehjes së pakënaqësisë për sjelljen e pamatur të pjesëmarrësve në trafik”.

    “Në këto tubime qytetare, shkaku nuk është aspak baza kombëtare, por vetëm adresimi ndaj institucioneve kompetente se gjëra të tilla dhe të ngjashme nuk duhet të ndodhin”, shkroi ai.

    Dënimi i shënjestrimit

    Megjithatë, disa organizata joqeveritare dhe institucione në Serbi i interpretojnë ndryshe ngjarjet në Surdullicë.

    Organizata “Iniciativat Qytetare” njoftoi më 17 shkurt se në atë vend po zhvillohet një fushatë “që përfshin targetimin kolektiv të qytetarëve mbi bazë të përkatësisë së tyre kombëtare”.

    “Veçanërisht shqetësues është fakti se në kanalet e komunikimit ku u përhapën thirrjet për shpërngulje të përhershme dhe ndëshkim kolektiv kanë marrë pjesë edhe funksionarë publikë, përfshirë ministrin Novica Tonqev”, thuhet në reagim.

    Komisionari për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq, dënoi kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes të drejtuar ndaj familjes me kombësi shqiptare.

    Antonijeviq deklaroi se shprehja publike e mesazheve që bëjnë thirrje për linçim, dëbim ose frikësim përbën shkelje serioze të së drejtës për barazi dhe mund të çojë në rrezikimin e sigurisë së qytetarëve dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

    Së fundmi, për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi ka paralajmëruar edhe Uashingtoni.

    Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan në janar kërkuan shqyrtimin e një sërë problemesh me të cilat përballen shqiptarët në jug të Serbisë, duke vlerësuar se ata janë të diskriminuar.

    Qeveria në Serbi i ka hedhur poshtë këto vlerësime.

    Sipas regjistrimit të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe ata përbëjnë pakicën e katërt më të madhe kombëtare në vend. /REL/

    TË TJERA

    ​Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri

    Çmimi i karburantit thyen rekordet në Portugali, qytetarët dalin në protesta

    Tensionet gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë -arrestohen 13 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve

    Përshkallëzohet protesta në Tiranë, tubuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë

    Sveçla kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: “Nga dështues në protestues”

    Gjini: Komunat e Kosovës nesër në protestë, “Kur dobësohet pushteti lokal, dëmtohen shërbimet për qytetarët”

    Protesta nesër në Prishtinë, Ramosaj: “Kjo është protesta e zërit të komunave dhe e qytetarëve tanë”

    LEXO GJITHASHTU

    ​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

    September 16, 2026

    Lushtaku para aktgjykimit në Hagë: Sot atje është fati i Kosovës

    September 16, 2026

    Sulmohet fizikisht një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    September 16, 2026

    Prej sonte deri të shtunën do të bëhet dezinsektim tokësor në Shkup

    September 16, 2026
    TË TJERA

    Joz Marku me mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së para vendimit në Hagë

    September 16, 2026

    PDK pak minuta para aktgjykimit: Ora e historisë – besojmë, ora e lirisë

    September 16, 2026

    KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të përkohshme të ujit, intervenime në 10 zona

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.