KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përleshje në Prishtinë – një grua dhe tre burra marrin trajtim mjekësor

Përleshje në Prishtinë – një grua dhe tre burra marrin trajtim mjekësor

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e 15 shtatorit në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Sipas Policisë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për intervistim.

Si pasojë e incidentit, një grua dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar nga njëri prej të dyshuarve një pistoletë me 15 fishekë, një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.