Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot.
Policia njofton se të njëjtit dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimi.
“Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. /Telegrafi/