Banorët e Turjakës në komunën e Malishevës kanë filluar të evakuohen nga zonat e rrezikuara pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur nivelin e ujit në digën lokale.
Autoritetet komunale dhe emergjencat civile po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë dhënë udhëzime për largimin e sigurt të banorëve.
Sipas raportimeve, rritja e nivelit të ujit ka ngritur shqetësime për stabilitetin e digës, prandaj banorët e zonave përreth po dërgohen në vende më të sigurta.
Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim me ekipet e shpëtimit.
Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa IHMK ka paralajmërojuar për mundësi përmbytjesh në disa zona. /Telegrafi/